Dimitrov: Më jepni mençuri dhe durim


Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, të enjten dhe të premten do të takohet në Nju Jork me kolegun e tij grek Nikos Kotzias dhe me këtë të nisin dhe raundin e ri të bisedimeve për emrin.
Ministri Dimitrov pak çaste para se të nisej për në Nju Jork për bisedime nga aeroporti i Shkupit kërkoi bekim dhe inkurajim. Në llogarinë e tij në fejsbuk e tij ai shkroi: “Më jepni mençuri dhe durim”.

Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimis ka thirrur sërish në takim dy ministrat e jashtëm Nikolla Dimitrovin dhe Nikos Kocias për të vazhduar bisedimet./Gazeta Express/