Dimitrov: Me Greqinë punojmë në hapjen e sërishme të vendkalimit kufitar Markova noga-German

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot deklaroi se qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë punojnë në hapjen e sërishme të vendkalimit kufitar Markova Noga – German, në Prespë.

Dimitrov duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Beti Rabaxhievska Naumovska tha se në takimin e paradokohshëm në Davos të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, një nga hapat që do t’i bëjë pala greke në drejtim të përmirësimit të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, është hapja e atij vendkalimi.

“Njëkohësisht edhe nga ana jonë edhe nga ana greke janë hapur bisedat me KE-në në kuptim të financimit të këtij projekti, por edhe më gjërë të bashkëpunimit tejkufitar në rajon. Atje kemi edhe park kombëtar që i lidh edhe tre shtetet, Maqedoninë, Greqinë dhe Shqipërinë. Pres rezultate në muajt në vijim. Ka disa punë që nga ana e tyre duhet t’i përfundojnë në shtëpi”, deklaroi Dimitrov.

Vendkalimi Markova Noga-German, sipas tij, kohë të gjatë është në rend të ditës në politikën tonë të jashtme dhe marrëdhëniet ndaj Greqisë.

“Mes tjerash unë në takimin tim të parë me ministrin Koxias më 14 qershor në Athinë e hapa edhe këtë çështje”, shtoi shefi i diplomacisë.

Klima drejt kësaj çështje edhe në Greqi dukshëm përmirësohet falë hapjes së vendeve mes veti muajve të fundit.

“Paradokohe kishte takim ndërdikasterial kushtuar pikërisht kësaj çështje në Athinë, me të cilën kryesonte ministri Koxias. Ka përmirësim të dukshëm edhe të klimës së kryetarëve të komunave në atë pjesë të Greqisë që gravitojnë drejt vendkalimit kufitar dhe drejt Prespës. Mendoj se kjo është shumë mirë për bashkëpunimin tejkufitar, dhe ku mund të tregojmë dinamikë, që do të ndihmojë edhe për çështje tjera”, tha Dimitrov.