Dimitrov me ambasadorët e BE-së: Do ju bindim se mund të jemi faktor i suksesit


Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov sot është takuar me ambasadorët e shteteve- anëtare të BE-së në Maqedoni. Dimitrov me këtë rast ka njoftuar ambasadorët e BE-së për ndodhitë aktuale dhe vijimin e reformave të filluara në Maqedoni, transmeton Medial.mk.

Dimitrov ka riafirmuar përcaktimin për fillimin e negociatave paraqasëse me BE-në dhe domosdoshmërinë për të siguruar proces kredibil në integrimin në BE.

“Duhet ta shfrytëzojmë çdo shans për përparim. Ne do të bëjmë çmos që t’ju bindim se mund të jemi faktor për sukses, për ne, rajonin dhe Unionin”, ka thënë Dimitrov.