Dimitrov: Maqedonia nuk guxon të ketë frikë për të hyrë në negociata me Greqinë


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov deklaroi që Maqedonia duhet të ketë qasje të relaksuar në negociatat për emrin me Greqinë. Dimitrov për Radio Evropa e Lirë mes tjerash tha se pala maqedonase në këto negociata duhet të hyjë me besim të mirë.

“Nuk do të negociojmë nga frika dhe nuk mund të dalim me vendim që do të na i mbulojë shqetësimet kryesore. Duhet të gjejmë zgjidhje që të dyja palët të dalin me ndjenjën se e kanë mbrojtur më të rëndësishmen”, thekson Dimitrov.

Në pyetjen deri ku është e gatshme të shkojë Qeveria dhe nëse edhe nga pala greke do të ketë reciprocitet gjatë ndryshimit eventual të emrave të autostradës, të monumenteve dhe revizion të librave, informon se për këtë çështje në Qeveri nuk kanë biseduar.

“Kyçe është që të kuptohemi se patriotizmi do të thotë kujdes për shtetësinë dhe se është kyçe të ndërmerren argumentet e atyre forcave politike në Greqi që kanë interes ta mbajnë bllokadën. Në thelb edhe në deklaratën e Koxias është implikuar se ky do të jetë proces i dyanshëm”, thotë Dimitrov për REL.

Sipas tij, kërkesa e KOM deri te Kisha ortodokse bullgare që të bëhet kishë-nënë dhe si kjo do të pasqyrohet ndaj bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe pozitave të Maqedonisë, është çështje për autoritetet kishtare dhe rezistencën e tyre që të sigurohet autoqefalia.

Dimitrov thekson se nuk ka angazhim rreth kësaj çështje dhe përkujton se shteti është i ndarë nga kisha.