Dimitrov: Konsolidimi i Evropës nuk do të bëhet pa një Ballkan të qetë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Strasburg porositi se konsolidimi i Evropës është i pamundshëm pa një Ballkan stabil, të qetë dhe përparues.

Në sesioni e prillit në Parlamentin Evropian (PE), Dimitrov theksoi se në kohën e sfidave globale dhe krizave, është e patjetërsueshme që vendet anëtare të Organizatës të bëjnë tentime gjithëpërfshirëse për zbatimin e obligimeve të ndërmarra në Këshillin e Evropës (KiE), që ndikojnë drejtpërdrejti në forcimin e sigurisë demokratike në Evropë.

Në lidhje me Maqedoninë, Dimitrov tha se udhëzimi për të filluar bisedimet paraqet faktin më të sigurt për përparimin që ka bërë Maqedonia në drejtim të integrimeve euroatlantike.

Dimitrov shtoi se sfida e Maqedonisë është arritja e ndryshimeve thelbësore brenda saj, që janë të rëndësishme për shoqërinë, sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve.