Dimitrov: Ka dallim në propozimin tonë dhe të Greqisë


Ministri i punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ka thënë se ekzistojnë dallime në propozimet që kanë përgatitur Greqia dhe Maqedonia.
Në pyetjen nëse është e pranueshme atë që e ka dorëzuar Greqia, ai tha se analiza është duke rrjedhur dhe se nuk është i sigurt se sinjalet dërguar nëpërmjet medieve do të jenë të vyeshme.

Dmitrov ka thënë së do të tentojnë që nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejt t’i tejkalojnë dallimet.
“Në procesin e tejkalimit të dallimeve për emrin, sot në orët e pasdites në Athinë, përfaqësues i Maqedonisë, ka dorëzuar propozim marrëveshjen e cila ishte përgatitur këtyre ditëve. Nëse qëllimi është që të gjendet marrëveshje dinjitoze për emrin duhet të bëhet dallim i qartë ndërmjet rajonit Maqedoni dhe shtetit tonë Maqedoni, kjo është e mundshme”, ka thënë Dimitrov, përcjell SHENJA.