Dimitrov edhe sot nuk referoi për politikën e jashtme në Kuvend

 Seanca e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, në të cilën ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov duhej të referonte për realizimin e politikës ndërkombëtare, është ricaktuar për më 1 gusht.

Nga shërbimi kuvendor për media informuan se seanca është ricaktuar për shkak të disa obligimeve kuvendore, të lidhura me koordinimin e grupit të deputetëve, lidhur me seancën e paralajmëruar plenare për konfirmimin e çështjes së referendumit lidhur me Marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

Ministri Dimitrov, i cili duhet të ketë fjalim për udhëheqjen e politikës së jashtme, nuk arriti të dalë para anëtarëve të Komisionit as të mërkurën, as të enjten, sepse kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski, kërkoi që deputetët të cilët posedojnë certifikata të sigurisë t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takimet e liderëve të mbajtura tek presidenti i Republikës së Maqedonisë. Materialet, tha, janë të nevojshme për politikën ndërkombëtare dhe për punën e ministrit Dimitrov.

Mungesa, sipas Milloshoskit, do të thotë se shumica qeveritare diçka fsheh dhe le hapësirë për të dyshuar.

Deputetët e shumicës qeveritare, megjithatë, e paralajmëruan se në këtë mënyrë me dhënien e detajeve nga materialet e klasifikuara bën vepër penale, si dhe se vepër penale është nëse ai ka pasur kontroll në ato materiale, ndërsa nuk ka certifikatë sigurie.

Ministri Dimitrov theksoi se është i gatshëm të bisedojë në cilëndo temë në cilëndo kohë, por se nuk është i gatshëm të jetë bashkëpunëtor ose dëshmitar i veprave penale.

“Nuk kam asgjë për të fshehur nga tërë procesi. Atë që e them para jush, e them para qytetarëve, këtë e kam biseduar edhe me Greqinë edhe me përfaqësuesit e tyre, me liderët politikë, me kryeministrin, presidentin… Publikojmë informacione të klasifikuara si nga një sekret shtetëror mund ta bëjnë pasoja të dëmshme të përhershme ndaj interesave shtetërore të RM-së. Ky proces që ende zgjat para nesh është referendum, ndërsa para Greqisë ratifikim. Publikimi i qëndrimeve dhe pozitave negociuese mund ta dëmtojë këtë proces”, tha Dimitrov.

Kjo që bëhet në seancën e Komisionit, theksoi, është regres dhe sabotim të cilin e përjeton si lëvizje antishtetërore.

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës juridik janë ricaktuar për sot pasdite.