Dimitrov: Duam zgjidhje për emrin por s’varet prej neve


Ministri i punëe të jashtme Nikolla Dimitrov thotë se situata me bisedimet me Greqinë po ndryshon për cdo ditë dhe nga kjo varet edhe optimizmi për zgjidhje. Maqedonia thotë ai po bën cmos që të bëj të pamundurën për gjetjen e zgjidhjes megjithatë nuk varet gjithcka prej neve, është shprehur Dimitrov.

“Nuk kemi gjithcka në duar. Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje që do të mbulonte preokupimet e dy shteteve për të bëë një diferencim midis shtetit të Maqedonisë dhe rajonit Maqedoni në Greqi, por një zgjidhje që nuk do të prekte identitetin e dy palëve”, ka thënë Dimitrov./Aktuale.mk/