Dimitrov: Bisedimet për emrin vazhdojnë pas festave


Bisedimet për çështjen për emrin do të vazhdojnë në periudhën pas festave, thotë shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

“Pas pauzës së gjatë prej tre viteve e patëm takimin e parë të negociatorëve me ndërmjetësuesin Nimic. Është dakorduar që takimi i ardhshëm të jetë pas festave në janar ashtu që nuk do të pritet ndonjë ngjarje e veçantë në periudhën e festave. Skena është ngritur, procesi ka filluar, dinamika është vendosur, megjithatë nuk do të ndodhë asgjë e re derisa zgjasin festat”, tha Dimitrov në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun e tij hungarez Peter Siatro i cili është për vizitë në Maqedoni.

I pyetur nëse mendon se deklarata e zëvendëspresidentes bullgare Ilijana Jotova se është në frymën e fqinjësisë së mirë për atë se 70.000 shtetas të Maqedonisë të cilët kanë marrë pasaporta bullgare janë bullgarë, Dimitrov thotë se nuk është i informuar për një koment të tillë të saj dhe si përgjigje e theksoi nevojën për integrim sa më të shpejtë në BE.

“Zgjidhja e duhur se si të përballemi me atë që shtetasit tanë aplikojnë për pasaporta në vende të tjera, në vende anëtare është që ta rrisim atraktivitetin e pasaportës së Maqedonisë. Zgjidhje adekuate afatgjate si të përballemi me këtë sfidë është që pasaporta e RM-së të bëhet pasaportë e vendit anëtar të BE-së. Prandaj është shumë me rëndësi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta shfrytëzuar shansin që po projektohet ngadalë për vitin 2018”, tha ministri Dimitrov.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme në pyetje për marrëdhëniet e OJQ të Xhorxh Soros në Hungari, tha se ai rrjedh nga fakti që kanë dy mendime të kundërta diametralisht për emigrimin e paligjshëm sipas të cilit Soros e mbështet migrimin, ndërsa Qeveria dëshiron siguri. Në këtë drejtim theksoi se është sjellë rregullativë e cila e rregullon financimin e huaj të OJQ-sektorit.

“Ka më shumë se njëmijë organizata joqeveritare të cilat punojnë pa pengesa. Kohë më parë kemi sjellë rregullativë, e cila ka të bëjë me financimin e huaj të organizatave joqeveritare dhe përcaktohet limit i financimit të cilin organizata joqeveritare duhet ta paraqesë si financim të jashtëm të faqes personale në internet. Njerëzit dëshirojnë të dinë prej ku i marrin paratë ato organizata joqeveritare kur bëhet fjalë për OJQ dhe parti politike të cilat dëshirojnë të ndikojnë ndaj krijimit të mendimit publik”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Siatro.