Digjen dy vetura në një garazh në Shkup

Dy automjete për udhëtim janë djegur në një zjarr që mbrëmë ndodhi në rrugën “Dimo Haxhi-Dimov” nr 123 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, njofton MIA.

Zjarri ka shpërthyer në garazhin e një ndërtese, ndërsa Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me 11 zjarrfikës dhe katër automjete. Për zjarrin jemi informuar në orën 02:30, ndërsa shuarja ka zgjatur deri në orën 05:40.

Nga zjarri është shkaktuar dëm material i cili do të konfirmohet mëtej.