Dieta 7-ditore


Dita e parë

Mëngjesi: 30 g drithëra me kos ose me qumësht pa yndyrë.

Mesdita: Një portokall.

Dreka: Sandviç me dy feta bukë integrale, 50 g peshk ton, disa gjethe sallatë jeshile.

Pasditja: Një mollë.

Darka: Sallatë me 2 domate të vogla dhe me 100 gramë djathë mozzarella të grirë në rrathë, 1 fetë bukë të thekur.

 

Dita e dytë

Mëngjesi: 2 fileto mish i bardhë, të holla e të fërguara mirë, të kulluara nga vaji, 2 domate të vogla, 1 fetë bukë të thekur.

Mesdita: Një fetë bostan.

Dreka: 2 feta bukë të zezë të thekur, të lyer me djathë me pak kalori, 1 vezë e zier, sallatë jeshile.

Pasditja: 1 portokall.

Darka: 150 gramë gjoks pule të pjekur në skarë, pure nga 100 gramë patate, 100 gramë djathë lope.

 

Dita e tretë

Mëngjesi: 1,5 dl lëng frutash pa sheqer, 2 feta bukë integrale të lyer me dy lugë marmelatë ose mjaltë.

Mesdita: 1 pjeshkë

Dreka: Sallatë greke, një fetë bukë të zezë.

Pasditja: 1,5 dl lëng frutash.

Darka: 1 troftë, një filxhan oriz integral të zier, një racion i madh sallatë jeshile.

 

Dita e katërt

Mëngjesi: 1,5 dl lëng frutash pa sheqer, 2 feta bukë integrale të lyer me dy lugë marmelatë ose mjaltë.

Mesdita: 1 kajsi.

Dreka: 1 panine integrale me 50 g djathë lope, sallatë greke.

Pasditja: Një fetë pjepër.

Darka: 2 fileto të vogla peshku, 100 g patate të ziera, ose 150 g bizele të ziera.

 

Dita e pestë

Mëngjesi: Banane e shtypur me një lugë mjaltë, 1 fetë bukë të thekur.

Mesdita: Lëngu i një portokalli të shtrydhur.

Dreka: Një racion i madh supë perimesh, 1 fetë buke integrale.

Pasditja: 1 mollë.

Darka: 2 patate të mëdha, të pjekura, një racion i madh sallatë jeshile, gjysmë filxhani kos frutash.

 

Dita e gjashtë

Mëngjesi: 1,5 dl lëng frutash pa sheqer, një panine e vogël, me një lugë marmelatë ose mjaltë.

Mesdita: 1 mollë.

Dreka: 100 gramë gjoks të pjekur pule, sallatë greke.

Pasditja: 2 kumbulla.

Darka: 100 g makarona integrale të ziera, me salcë domatesh dhe djathë parmiggiano, sallatë jeshile.

 

Dita e shtatë

Mëngjesi: 30 gramë drithëra me kos ose qumësht pa yndyrë.

Mesdita: 1 portokall.

Dreka: 200 gramë bizele të ziera, 1 fetë bukë të thekur.

Pasditja: 1 mollë.

Darka: Omëlete me 2 vezë, sallatë me speca, domate, disa gjethe sallatë jeshile dhe 50 gramë djathi.