Dibër, fruthi prek 20 persona


Drejtori i Qendrës epidemiologjike në Dibër, Mentor Mela, u bën thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre të moshës njëvjeçare dhe shtatëvjeçare.

Ai thotë se të sëmurët kryesisht janë fqinjë ose në raporte farefisnore njëri me tjetrin, dhe sipas tij janë marrë masa si në shtëpinë e shëndetit, ashtu edhe në kopshtin e fëmijëve është bërë dezinfektimi i objektit.