Diaspora maqedonase do të padisë kryeministrat Zaev dhe Cipras


Lëvizja maqedonase e diasporës për të drejtat e njeriut ka paralajmruar padi ndaj kryeministrit Zoran Zaev, shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrit grek Cipras dhe shefit të diplomacisë greke Kozijas dhe aktorëve tjerë që sipas tyre janë pjesë e procesit të ndryshimit të emrit, shkruan Zhurnal.

Nga kjo organizatë shtojnë se imponimi i kushteve të reja për anëtarësim të Maqedonisë nga ana e Kombëve të Bashkura e shkel nenin 4 nga Deklarata e Kombeve të Bashkura dhe nenin 2 dhe 15 nga Deklarata e përgjithëshme për të drejtat e njeriut.

Për këtë arsye, theksojnë nga kjo organizatë, nuk kemi alternativë tjetër përveç që ti shfrytëzojmë organet gjyqësore.