Dhunoi dhe i theu 2 brinjë vajzës 15 – muajshe shqiptari në Itali


Një shtetas shqiptar 48 vjeçar ka goditur vajzën e tij 15-muajshe duke i thyer dy brinjë dhe dëmtuar veshkën.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një provincë të Firencesku dhe jetonte shqiptari, i cili u arrestua nga policia, pasi hetimet zbardhën ngjarjen.

Karabinierët zbuluan se fëmija ishte goditur nga i ati në gjendje të dehur. Alarmi është dhënë nga halla e vajzës, e cila ka thirrur nënën e saj.

Kur gruaja hyri në apartament, në Piazza Libertà në Firence, fëmija kishte fytyrën të fryrë.

Fëmija u dërgua me shpejtësi në spital, duke iu nënshtruar menjëherë kontrolleve shëndetësore.

Sipas hetimeve, babai dhunues, punëtor në një kompani transporti, pranoi se kishte pasur mosmarrëveshje me gruan e tij një ditë më herët dhe të nesërmen në mëngjes kishte pirë 5-6 gota alkool “Sambuca”.