Dhjetë aksidente komunikacioni në Shkup, tre persona të lënduar


Dhjetë aksidente trafiku kanë ndodhur dje në Shkup. Në aksidentet lëndime trupore kanë marrë tre persona, ndërsa në shtatë janë shkaktuar dëme materiale. Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. Pesëdhjetë e nëntë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk ka dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, shtatë shoferë për qëndrim të palejuar, dy shoferë për tejkalim të palejuar, si dhe një shofer me motor, moped dhe motoçikletë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.

Janë sanksionuar edhe 31 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe. Nga trafiku, gjithsej janë përjashtuar gjithsej 31 shoferë, prej të cilëve tetë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 kanë qenë pa patentë shoferi dhe shtatë shoferë fillestarë, si dhe një automjet me probleme teknike dhe 14 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar 87 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 68 vetura./Gazeta e Pavarur