Detaje për incidentin në Gostivar ku u rrahën disa profesor

Dje rreth orës 22 në Stacionin Policor në Gostivar, D.I.(37) nga Gostivari ka lajmëruar se rreth orës 15.40 me telefon është thirrur nga ana e profesorit B.K., transmeton Almakos.

“D.I. ka shkuar në parkingun prapa shkollës dhe e ka takuar B.K. para hyrjes në sallën sportive, me gjak në fytyrë B.K. i ka thënë D.I. se është sulmuar nga djali i drejtorit V.K. Në atë moment, sipas D.I., nga shkolla ka dal Xh.K., ndërsa D.I. iu është drejtuar me fjalët ‘A po e shihni se çka i keni bërë njeriut’, pas së cilës kanë nisur që të shtyhen dhe prapa shpine D.I.-së iu është afruar H.F. dhe ka nisur që ta godas, pas së cilës D.I. e ka humbur vetëdijen. D.I. dhe B.K. janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gostivar, dhe pastaj në Qendrën e Klinikave në Shkup”, informuan nga policia.

MPB po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit./Almakos/