Detaje nga vrasja në Dizhon të Çairit


Televizioni SHENJA ka arritur të siguroj disa detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dizhon të Çairit. Siç mëson ky televizion, në lagjen Dizhonska ka ardhur ZH.K (1976) nga Tetova, e cila ka sulmuar M.SH (1984) me sëpatë.

Më pas, M.SH me thikë e ka therur për vdekje. Zh.K është dërguar me makinë të ndihmës së shpejtë në spital, por nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve.

Ekipe të MPB-së dhe Prokurorisë Publike menjëherë kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rasti. Pritet që MPB të del me versionin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Dizhon.