Deskoski: Republika e Maqedonisë (Shkupi) zgjidhje e cila nuk prek në identitetin tonë


Shteti jonë duhet që të bëjë kompromis me Greqinë dhe të pranon në marrëdhëniet ndërkombëtare të shfrytëzon emrin e saj kushtetues- Republika e Maqedonisë, dhe në këtë mënyrë të mundëson kompromis prej të cilit do të bëhet dallimi ndërmjet emrit të shtetit dhe regjionit “Maqedonia” ku ajo gjendet, thekson profesori i të drejtës ndërkombëtare Toni Deskoski në profilin e tij “facebook” duke analizuar komentin e Stavros Teodorakis lider i partisë liberale-demokratike “Potami”, transmeton Zhurnal.

Profesori Deskoski në intervistë për “Kanal 5” e ka analizuar edhe librës biografike të profesorit Denko Maleski, kur ishte ministër i punëve të jashtme, ku kishte thënë se Republika e Maqedonisë (Shkupi) është emri i shtetit tonë ku VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-ja në vitet e kaluara kanë pranuar si zgjidhje e kontestit me Greqinë.