Deskoska: Reformat në arsim do t’i vazhdojë ministri i ri


Pa marrë parasysh se kush do të jetë ministër i Arsimit dhe Shkencës, ai do të jetë i obliguar dhe mendoj se do të ketë vullnetin për të zbatuar reformat që i kemi projektuar.

Këtë sot e tha ministrija e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska në promovimin e sotëm të Strategjisë së Arsimit 2018-2025.

E pyetur se si i komenton spekulimet për transferimin e saj në Ministrinë e Drejtësisë, Deskoska tha se “mendoj se është shumë e intensifikuar saqë nuk është në nivelin e spekulimeve sot”.