Deskoska për Ademin: Kushdo tjetër të emërohej në këtë pozitë vështirë se do vazhdonte me reformat

Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, në një intervistë për televizionin 1TV, ka folur në lidhje me rikonstruimin e Qeverisë, që pritet të ndodhë me 1 Qershor.

Deskoska e cila do të emërohet ministre e Drejtësisë, ka lavdëruar me fjalët më të mira pasardhësin e saj apo zv. Ministrin aktual të Arsimit, Dr. Arbër Ademin, i cili do të emërohet në krye të arsimit.

Ajo ka theksuar se është më se e lumtur që një kuadër si Dr. Arbër Ademi, do të emërohet ministër i ri i Arsimit dhe Shkencës.

Dhe se çdokush që do të mund të emërohej më mirë se ai vështirë se do të mund të kishte vazhduar reformat në arsim.

“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm, është në hap me gjitha proceset në arsim dhe shkëlqyeshëm do ta mbarojë punën e tij.

Ai ka një pozitë fillestare më të mirë se të gjithë” – ka deklaruar Deskoska.