Deskoska paralajmëron tarifa të reja për përmbaruesit


Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit. Me ndryshimet në ligjin e parë do të duhet të zvogëlohen tarifat që i paguajnë qytetarët ndaj përmbaruesve, por edhe ndaj noterëve dhe avokatëve. Me ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit, më në fund duhet të formohet Komisioni Kundër Korrupsionit. Por, në ndryshimet e propozuara në këtë Ligj, parashihet që anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit, falë Nenit 53 B, të mund t’i shohin të gjitha llogaritë bankare të qytetarëve që ky Komision dëshiron t’i hetojë. Në emisionin Magazina Ekonomike, që do të transmetohet sonte në orën 22, Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se qëllimi nuk është që antikorrupsionerët t’i shohin llogaritë e të gjithë qytetarëve, por vetëm ato që lidhen me zyrtarë të zgjedhur ose të emëruar.

-Tani është procesi i konsultimeve me opinionin, çdonjëri që do të vërejë dilema të caktuara, paqartësi të caktuara, ajo do të profilizohet në kuadër të tekstit. Nuk është kjo intenca. Intenca është praktikisht jo vetëm funksionari por edhe personat që janë të lidhur me të mund të jenë… kështu neni jep mundësi që edhe unë të hetohem dhe të mos jem!… nuk është kontestuese, qëllimi nuk është për ju apo për dikë që nuk ka funksion publik, por qëllimi është për funksionarët dhe për personat që në mënyrë të direkte apo indirekte janë të lidhur me të, në kuptim të asaj që përmes tyre të vërtetohet konflikt interesash, pagesa të caktuara dhe kështu me radhë”- u shpreh Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë./Alsat M