Dëshmon polici për ngjarjet e turpshme në Kuvendin e Maqedonisë


Një pjesëtar i Njësisë për Intervenim të Shpejtë, Lukman Selimi në dëshminë e tij për sulmin e organizuar në Kuvend me 27 prill të vitit të kaluar, la dilema të kuptohet se: “çfarë kanë kërkuar pjesëtarët e Tigrave nga MPB të vendosur si njësi ushtarake, që qëndronte e heshtur deri sa riheshin deputetët në Kuvend.

Në seancën e sotme të gjykimit ku 33 persona gjykohen për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë, Selimi tha se ai atë ditë ka qenë ndërrimi i dytë. Në orën 17 e 30 ka ardhur grupi i tij prej vetëm 25 kolegësh që ta ruajnë Kuvendin. Edhe më e tmerrshme është ajo që sipas komandës, ai dhe 24 kolegë të tij kanë qenë nën komandë të rendit dhe qetësisë publike vetëm me pancirë dhe me nga një pistoletë. Kur atmosfera u bë agresive, 25 policët janë ndarë në pesë grupe, ndërsa grupi i Llukman ka shkuar drejt hyrjes kryesore.

“Derën e kemi shtyrë, por për një moment u hap dhe kështu arritëm të hyjmë brenda. Jemi përpjekur t’i kthejmë njerëzit dhe përnjëherë dëgjuam zëra ‘Maskat vijn뒔, dëshmoi Selimi.

Ai tha se njerëzit veçse kishin filluar të hyjnë.

“Një prej tyre erdhi te ne dhe më tha: ‘ejani pas neve, në sallën numër 3’ Masa nuk reagonte menjëherë, dhe për atë shkak ai disa herë e krehu maskën që ta shohin kush është”, tha polici në dëshminë e tij.

Pas një kohe Llukman mori urdhër për veprim me shok bombë, ndërsa ato kanë pasur vetëm nga një pistoletë me vete.

“Nuk kemi pasur shok bombë, nuk kemi pasur maskë, asgjë nga pajisjet nën komandën e rendit dhe qetësisë publike. Atëherë, një nga kolegët e Tigri më dha 2 bomba. Me ty parën nuk arritëm të hyjmë, me të ditën po”, tha Selimi.