Derkovski: KSHZ e gatshme për tu përballur me sfidat

Home Maqedoni
Maqedoni
Derkovski: KSHZ e gatshme për tu përballur me sfidat
By Fadil -August 25, 2018

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkovski ka pohuar se Institucionin të cilën ai e udhëheq është i gatshme që t’ju përgjigjet të gjitha sfidave me të cilat do të ballafaqohet KSHZ deri në organizim të referendumit i cili do të realizohet me datë 30 shtatorë të këtij viti, dhe se me shumë kujdes janë duke i asgjësuar të gjitha problemet dhe dilemat edhe sa u përket votuesve fantom, ku në opinion përflitej për numra rreth 200 mijë. Derkovski gjate intervistës së dhënë për servisin publik, pohoi se këto terme janë përdorur nga disa subjekte vetëm për qëllime politike, por se numri i votuesve mbetet ai i cili ka qenë rreth 1 milion e 800 mijë.

“Në vitet e kaluara fjala “Fantom” është përdorur nga disa qarqe për qëllime politike, dhe në fund pas gjithë atyre kontrollimeve të rrepta, është dëshmuar se votues në Listën Zgjedhore janë ato 1 milion e 800 mijë, apo 1 milion e 800 e 13 mijë apo 14 mijë. Ne disa emisioni televizive dhe deklarata kamë potencuar se Lista Zgjedhore është një kategori dinamike, dhe vazhdimisht mund të pësojë ndryshime, dhe kjo varet nga frekuentimi dhe lëvizjet e banorëve tanë nga njëri vend në vendin tjetër. Por ndonjëherë edhe ne vet si qytetarë po i harrojmë obligimet tona ligjore, sipas të cilave çdo ndryshim duhet të raportohet deri tek institucionet përkatëse në afat prej 15 ditësh”, tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Ai poashtu ka folur edhe për interesimin e ulët të diasporës, ku sipas të cilët interesimi i vogël i diasporës ndoshta ka qenë i pritshëm, duke u nisur nga fakti se fushata për referendumin nuk ka një karakter kompetitiv, dhe nuk bëhet fjalë për Zgjedhje Parlamentare, dhe luftë për pushtet.

“Mund të them se ka qenë e pritshme që interesimi i qytetarëve të cilët jetojnë në diasporë të jetë i ulët në këtë paraqitje, dhe numri është shumë i vogël, ndërsa pritshmëri tona kanë qenë pak më të mëdha sesa ky numër, por kjo që është, dhe ne duhet ta mbarojmë pjesën tonë të punës. Mund të them se ndoshta qytetarët janë pak të habitur me atë se çka është duke ndodhur, dhe për atë mund të them se interesimi ka qenë shumë i vogël, ndërsa sa u përket procedurave ato janë të njëjta sikur në Zgjedhjet Parlamentare”, tha Derkovski.

Derkovski pohoi se KSHZ është duke i mbledhur të gjitha sugjerimet, ankesat dhe kërkesat nga qytetarët deri me datë 7 shtatorë, kur edhe pritet të përmbyllet Lista Zgjedhore e cila do të jetë përfundimtare për votimin e 30 shtatorit. Derkosvki poashtu ka komentuar edhe konstatimet e Misionit te OSBE-ODHIRIT, ku thuhet se mund të pritet që gjatë votimit të ketë parregullsi të ndryshme, por Derkovski tha se këto ankesa nuk kanë qenë në drejtim të KSHZ-së por të Institucioneve të tjera të vendit të cilat duhet ti marrin për bazë.

Derkovski ka bërë të ditur se në Zgjedhjet e fundit Parlamentare kishim të paraqitur plotë 21 mijë qytetarë, nga të cilët 8 mijë e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa tani kanë të drejtë vetëm 2755 qytetarë nga diaspora të votojnë. Nga 35 milion denarë sa ka harxhuar KSHZ për diasporën e zgjedhjet e fundit Parlamentare, tani do të harxhohen rreth 12 milion denarë.