Derkoski: Zbatojmë proces zgjedhor, nuk merremi me spekulime të politikës ditore


Në vend sot organizojmë dhe zbatojmë proces zgjedhor. Gjithçka po rrjedhë siç duhet dhe gjithçka është në rregull. Me spekulime të karakterit të politikës ditore as nuk dëshiroj, as nuk kam ndër mend të merrem, tha kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me listat e përfolura që janë paraqitur në sajtet ruse.

Në konferencën për shtyp për jehonën deri në orën 15:00, Derkoski sqaroi se tetë ankesat e reja që kanë arritur në KSHZ kanë të bëjnë kryesisht me votuesit të cilët nuk kanë pasur dokumente valide dhe nuk kanë qenë në listën zgjedhore.

Lidhur me vendvotimin në “Ramni Gaber”, Studeniçan, që nuk ishte hapur me kohë, Derkoski e përsëriti informatën që paraprakisht e tha zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, se sipas raportit të KKZ-së bëhet fjalë për revoltë të qytetarëve ndaj pushtetit lokal.

“Për ato shkaqe vendvotimi nuk ishte hapur mbi tre orë. Në pajtim me Kodin zgjedhor, atje nuk mund të mbahet votimi”, tha kryetari i KSHZ-së.

Disa nga ekipet e gazetarëve u ankuan se nuk kanë mundur ta ndjekin votimi në vendvotime sepse u janë kërkuar akreditimet, ndaj çka Derkoski ishte decid se me atë edhe praktikisht po tregohen dobësitë e sistemit tonë zgjedhor.

“U tregua në vepër dobësia më e madhe e sistemit tonë zgjedhor dhe të këshillave vendorë prej fillimit të fushatës dhe shpalljes së zgjedhjeve. TË gjithë KKZ-të morën udhëzime se akreditimet nga shtëpitë mediale janë të mjaftueshme për prani në vendvotime kur bëhet fjalë për mediumet vendore. Akreditimet nevojiten vetëm për gazetarët e huaj. Shtypëm doracakë, xhiruam video doracakë dhe kryem trajnime në mënyrë maksimalisht transparente, por jo të gjithë e kuptojnë detyrën me përgjegjësi. Dihet saktë çka dhe si mund të bëhet në vendvotim. Mjafton të hapet doracaku që qëndron në byro”, potencoi Derkoski.