Derivatet lirohen deri në tre denarë


Prej sonte në mesnatë për tre denarë ulen EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri për dy denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Në pajtim me këtë vendim, çmimi i i ri EUROSUPER 96 do të jetë 66,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 69 denarëve. Çmimi i shitjes me pakicë i dizelit do të jetë 60 denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të arrijë 49,50 denarë.

Çmimi i mazutit ulet për 1.267 denarë ashtu që çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 33.851 denarë.

Me këtë vendim më të ri, bëhet ulje e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 4.18 për qind.