Deri në fund të ditës do të dihet nëse dorëheqja e Gruevskit do të vihet në rend dite në seancën e nesërme


Në takimin e paradites të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare ku nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, nuk është sjell vendim përfundimtar nëse dorëheqja e deputetit dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili u arratis nga vendi dhe mori azil politik në Hungari do të vihet në rend dite në seancën e nesërme.

Nga kabineti i Xhaferit kanë thënë se në koordinimin secili nga koordinatorët ka dhënë qëndrimin e vet dhe që kryetari i Kuvendit gjatë ditës do të ketë takim ndaras edhe me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DMNE-së, Nikolla Micevski.

Në seancën e nesërme te 102-të në Kuvend në rend dite është vendimi i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit për marrje të mandatit të Gruevskit për shkak të mungesës së paarsyeshme gjashtëmujore.

Nga partitë e shumicës thonë se qëndrimi i tyre është se duhet të debatohet për vendimin e Komisionit sipas dispozitave të Rregullores dhe Kushtetutës ku thuhet se deputeti vetvetiu duhet ta deponojë dorëheqjen.

Pritet gjatë ditës Xhaferi të ketë edhe një takim me koordinatorët e grupeve parlamentare, me çka kabineti i tyre do të informojë nëse dorëheqja do të vihet në rend dite në seancën e nesërme.