Deri më 31 dhjetor afati për regjistrim të tatimit personal


Drejtoria e ardhurave publike (DAP) sot u bëri thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin e tyre për të regjistruar në sistemin e-tatimi personal pasi që afati i fundit për aplikim skadon më 31 të këtij muaji.

Nga DAP informojnë se përveç sporteleve në Drejtorinë Rajonale në Shkup janë hapur edhe sportele shtesë në komuna. Kështu, sportele të DAP-it janë hapur në ndërtesën e bashkësisë urbane Gjorçe Petrov afër stacionit të policisë dhe në ndërtesën komunale në Aerodrom, dhe ata do të punojnë nga ora 8.00-18.00 deri më 31 dhjetor.

Sportele ka edhe në komunat e Kisella Vodë, Gazi Babë dhe Çair, me orarin e punës nga ora 8 deri në orën 16.

Drejtoritë rajonale të DAP-it në Shkup, Shtip, Tetovë dhe Manastir do të punojnë nga ora 7 deri në 21.30, me përjashtim të 31 dhjetorit, kur orari i punës do të jetë deri në orën 16.30. Drejtoritë rajonale do të jenë të hapura për qytetarët dy të shtunat e fundit të muajit, gjegjësisht më 22 dhe 29 dhjetor, me orar të punës nga ora 8 deri në orën 14.

Nga DAP informojnë se në funksion ka edhe një “Sportel mobil tatimor” që i viziton vendbanimet e Shkupit ku Drejtoria e të ardhurave publike nuk ka zyra të përhershme tatimore. Orari i jashtëzakonshëm i këtij Sporteli mobil tatimor mund të gjendet në linkun http://ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/400.