Deralla: Kumanovarët edhe më tej ruajtën raportet ndër-etnike


Në tre-vjetorin e ngjarjes tragjike në Lagjen e Trimave të Kumanovës sipas një numër të konsiderueshëm të njohësve të çështjeve politike por krerëve të organizatave joqeveritare, ky rast edhe pse rezultoi me epilog i njejti nuk dha përgjigje për pyetjet kryesore. Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Civil” Xhabir Deralla për “Nezavisen Vesnik” u shpreh se qytetarët e Kumanovës me maturinë dhe pjekurinë e tyre kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës por njëkohësisht shtoi se akoma ka shumë pyetje pa përgjigje.

“Tre vite pas ngjarjes tragjike në Lagjen e Trimave, në Kumanovë ka më shumë pyetje se sa përgjigje dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me Kumanovën, por për Maqedoninë si tërësi.
Kishim një dramë tejet serioze me përfundim fatal në të cilën në njërën anë ishin grupi i teroristëve ndërsa në anën tjetër njësia policore e cila nuk ishte e informuar pse është dërguar në Kumanovë, së paku jo grupi i parë i policëve. Që domethënë se në njërën anë kishim qeveri me motive tejet serioze dhe kriminale, e cila nëse jemi të hapur ndaj kësaj teme, edhe mund të ketë organizuar tërë këtë ngjarje tragjike. Mirëpo një pjesë të përgjigjeve kanë qytetarët e Kumanovës të cilët me maturinë dhe pjekurinë e tyre parandaluan që lufta të zgjat më shumë se dy ditë dhe të ketë pasoja edhe më të rënda për vendin”, tha Deralla.

Në deklaratë për “Nezavisen Vesnik” gazetari dhe politikologu nga Kumanova Xhenis Sulimani tha se për fat të keq organizatorët e vërtetë janë në liri.
“Rasti “Lagja e Trimave” kishte epolog gjyqësor mirëpo i njejti ishte nën mjegulla, diçka tashmë e njohur në sistemin e drejtësisë në Maqedoni. E them të mjegullosur dhe mister sepse ky rast edhe atë si kishte organizator të tij dhe të njejtët ende nuk janë pas grilave.  Një ngjarje e till pa ndihmën e strukturës në qeveri kurrë nuk do të ishte realizuar. Si është e mundur që 40 persona të armatosur të instalohen në qendër të Kumanovës? Gjatë dëshmivë  të akuzuarit përmendën emra të politikanëve dhe shërbimeve..ndërsa asnjëri prej tyre nuk u paraqit të jep dëshmin e tij. Kjo edhe më tepër bind se tërë situata ishte e organizuar nga qeveria e kaluar dhe se organizatorët e vërtete kurrë nuk e thanë fjalën e tyre”, tha Sulimani.

Blerim Ismaili