Deralla: Kthimi i modelit të vjetër të KSHZ-së, dëmton procesin zgjedhor


Ndryshimi i përbërjes së KSHZ-së nuk guxon që edhe më tej të bëhet vetëm nëpërmjet takimeve të liderëve politik dhe pa konsultime me ekspertët. Nga Qendra për Liri Civil kritikojnë ashpër vendimin e dy liderëve Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, për kthimin e modelit të vjetër për përbërjen e anëtareve të KSHZ-së, vetëm me përfaqësues politik. Dy liderët në takimin e fundit vendosën që në krye të institucionit të zgjedhjeve të vendoset kryetar nga radhët e opozitës kurse shumicën e anëtarëve të tjerë ta kenë partitë në pushtet.

Është shumë e gabueshme që të shkohet me zgjidhje e cila më herët është tejkaluar sepse është vërtetuar si e pasuksesshme por edhe e dëmshme për proceset zgjedhore. Është e rëndësishme që opinioni të alarmohet se një kryetar nga opozita mund të jetë i dëmshëm dhe të kthejë shumë problem zgjedhore nga e kaluara. Imponimi i partive politike është i dëmshëm për procesin zgjedhor sepse vetë partitë politike nuk janë reformuar – tha Xhabir Deralla, Qendra për Liri Civil.

Zaev dhe Mickovski deklaruan se kthimi I modelit të vjetër do të jetë I vlefshëm deri në shtator kurse pas kësaj, anëtarët e KSHZ-së do të rizgjedhjen gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor kurse pjesën tjetër të kohës, ky institucion do të ketë vetëm funksion administrativ.

Vendosja e anëtarëve të KSHZ-së nga radhët e partive, gjashtë muaj para zgjedhjeve simbolizon vendosjen e qytetarëve para aktit të kryer. Nuk do të ketë mundësi që t’I përmirësoni gabimet që ata njerëz mund të bëjnë – u shpreh Xhabir Deralla, Qendra për Liri Civil.

Pavarësisht se Ministria e Drejtësisë kohë më parë deklaroi se është duke zhvilluar takime me aktorët relevant për gjetjen e një modeli të përshtatshëm për KSHZ-në dhe Kodin Zgjedhor, OJQ-të që ndjekin proceset zgjedhore pretendojnë se propozimet e tyre aspak nuk janë marrë parasyshë. /Alsat -M