Deputetja ruse: Anëtarësimi i Ballkanit në NATO, kërcënim për sigurinë

Valentina Matviyenko, duke folur sot në Dhomën e Lartë të Parlamentit në Bosnje, veçoi rastin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, dhe tha se zgjerimi i NATO-s dhe anëtarësimi i vendeve të Ballkanit, po minon sigurinë dhe stabilitetin në rajon, përcjell Reuters
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, kundër vullnetit të gjysmës së qytetarëve të këtij vendi, është shkelja më e ashpër e parimeve themelore të demokracisë moderne”, ka thënë Matciyenko, që është kryetare e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus.

Qeveritë perëndimore vlerësojnë se anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.