Deputeti i LSDM-së Zekiri prapë thumbon kreun e BFI-së, Sulejman Rexhepin


Deputeti i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Muhamed Zekiri, e ka vazhduar sot polemikën me kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, me anë të një komenti të publikuar në Facebookun e tij.

Ja postimi i plotë i Zekirit:

Sinqerisht me dhimbsen shume hoxhallare e muftij qe nga frika ende duan ti sherbejnë Sulejman Rexhepit. Frikesohuni nga Allahu e jo nga nje njeri si Sula. Jeta nuk eshte nje ose dy dite, edhe pas tij do te ekzistoj dhe funksonoj BFI dhe besimtaret.I lexova pothuajse te gjitha reagimet qe me dirigjim te Sules dje i leshuan muftenit nga tere Maqedonia. Edhe vete muftijt jane te vetedijshem se gjitha pyetjet dhe dyshimet per keqperdorime qe i ngrita ne parlament jane te verteta. Eshte koha edhe ju te nderuar muftije dhe hoxhallare te ngritni zerin tuaj ndaj te keqes dhe zullumit.Une nuk kerkova asgje tjeter perveç se pergjigje në pyetjet:A eshte e vertet se çmimi per nje haxhi kete vite eshte 4100 euro ose 720 euro me shtrejt se vitin e kaluar?A eshte e vertet se haxhilerve ua shitni vizat e haxhit nga 500 euro edhe pse ato jane falas? A eshte e vertet se per keqperdorimin e vizave te haxhit permendeni edhe ne nje nga raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit?A eshte e vertet se keqperdorni pronat e BFI-se per interesat tuaja te ngushta?Sa imam e profesor ne medrese e fakultet kane ngelur pa ua paguar sigurimin pensional dhe invalidor?Selam te nderuarP.S Nese ju Sulejman Rexhepi jeni aq te sigurte ne pastertinë dhe pafajsinë tuaj, a thua pse aq jeni i shqetesuar dhe frikesuar nga paralajmerimi per kontrolle te policise finansiare dhe inspektoriatit te punes? Nese jeni te pafajshem dhe te paster, pse ju personalisht nuk i beni thirrje ketyre institucioneve te bëjnë kontroll ne BFI?