Deputetët pa imunitet, të martën merren në pyetje


Gjykatësi i procedurës paraprake, për të martën i ka ftuar të merren në pyetje 6 deputetët për “kërcënim terrorist rendit dhe sigurisë kushtetuese”, njofton Portalb.mk.  Kuvendi në seancën e 25-të e miratoi kërkesën e gjykatës për heqjen e imunitetit Kërsto Mukoski, Zhaklina Peshevskas, Johan Tarçullovskit, Sasho Vasilevskit, Luben Arnaudov dhe Lupço Dimovskit.

Gjashtë deputetët janë pjesë e 36-të personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i përndjek për “rrezikimin terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.