Deputetët debatojnë për ndryshimin e Ligjit për borxhin publik


Kuvendi sot pasdite e përfundoi debatin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik, në lexim të parë, me të cilin bëhet harmonizim me praktikën ndërkombëtare dhe përmirësimin e sistemit për menaxhim me financat publike dhe borxhin publik.

Me ndryshimet, në llogaritjen e borxhit e publik kthehet borxhi i pagarantuar. Risitë ligjore duhet të mundësojnë besueshmëri më të madhe të të dhënave për borxhin publik dhe besim nga investuesit.

Deri në vitin 2014 borxhi i pagarantuar ishte pjesë e llogaritjes publike, por pastaj u largua me ndryshimin e ligjit, ndërsa kritika serioze për këtë u drejtuan ndaj Bashkimit Evropian, institucioneve ndërkombëtare financiare, por edhe opozitës të atëhershme, si dhe ekspertëve.

Me ligjin parashikohet edhe përpilim i strategjisë për menaxhim me borxhin publik si dokument i ndarë, ndërsa Ministria e Financave do të bëjë edhe analizë kreditore të bartësve të borxhit publik sipas rregullave dhe standardeve ndërkombëtare.

Siç informoi në sqarimin e ligjit, zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, borxhi publik në fund të vitit 2018 arriti 48,7 për qind nga BPV-ja, ndërsa në fund tët vitit 2016 48,8 për qind.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare vlerësuan se pushteti e rrit borxhin publik por siç thanë, në realitet nuk ka realizim të projekteve konkrete infrastrukturore.

Deputetët e përfunduan edhe debatin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për pagesa të me para të gatshme dhe për revizionin dhe Propozim ligjin për ushtrimin e punëve kontabiliste. Për ligjet do të votohet në mënyrë shtesë, informon zëvendëskryetari i Kuvendit Goran Misovski, duke ndërprerë seancën e 86-të vazhdimi i së cilës do të paralajmërohet.