Dendias: Greqia ka obligime konvencionale ndaj Maqedonisë së Veriut të cilat duhet t’i plotësojë

Përmes rrjedhës evropiane të Maqedonisë së Veriut do të mundohemi ta bindim palën tjetër  të pranohet tërësisht se emri i qytetarëve të vendit është “qytetar i Maqedonisë së Veriut”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, duke folur për  radion greke “Real fm”, duke dhënë shembull në lidhje me atë se çka mund të bëjnë në të ardhmen  për pikat e Marrëveshjes së Prespës, për të cilat ato nuk pajtohen, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dendias në intervistë edhe njëherë hodhi poshtë çfarëdo lloj mundësie për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se “Greqia ka obligime konvencionale ndaj Maqedonisë së Veriut të cilat duhet t’i plotësojë”, por sqaroi se çka mund të bëhet në të ardhmen.

Për anëtarët sa i përket gjuhës dhe identitetit,  që partia qeveritare greke i konsideron si kontestuese,  shefi i diplomacisë greke thotë se e kishte mundësinë ai,  si ministër i Punëve të Jashtme të Demokracisë së Re,  t’i udhëheq negociatat do t’i ndërronte dy pikat konkrete  së bashku  edhe me një tjetër, siç tha, ” mundësinë personi juridik nga e drejta private ta shfrytëzojë emrin maqedonas pa ndërprerje”.

“Këto tre punë do të dëshiroja, të kisha mundësi t’i ndërroj. Por, tani janë këtu. Çka mund të bëj? Atë që mund ta bëjmë si vend është përmes korrnizës së rrjedhës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ta bindin palën tjetër pasiqë këto punë  duhet të shfrytëzohen në mënyrë konkrete dhe vetëm në atë mënyrë. Për shembull: nga ana tjetër tërësisht të pranohet se emri i qytetarit të vendit është “qytetar i Maqedonisë së Veriut”. Por, ky është proces i zbatimit  që kalon përmes perspektivës evropiane të fqiut, të Maqedonisë së Veriut. Do të mundohemi ta bëjmë atë,  por nëse ju them se mund ta ndërroj  marrëveshjen në tërësi,  ose t’i ndërroj në tërësi këto dy nene,  nuk do t’ua them të vërtetën, pasiqë njëherë është nënshkruar dhe ratifikuar”, tha Dendias.

Shefi i Diplomacisë greke edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se shteti ka vazhdimësi, ndërsa ” revizionizmi i marrëveshjeve është i rrezikshëm për Greqinë në shumë shkallë”.

“Vendi ka obligim konvencional ndaj një vendi tjetër. Ndaj këtij vendi tjetër ndaj të cilës ka obligim konvencional duhet t’i plotësojë obligimet, përkatësisht Greqia ndaj Maqedonisë së Veriut t’i plotësojë obligimet e saj konvencionale, por, i thashë qartë Dimitrovit dhe ata duhet absolutisht  t’i bashkangjiten fjalës, deri te presja,  te pika, te obligimet e tyre”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, në intervistë për radion greke.