Demant i Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare për deklaratën e reisit Rexhepi


Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare demanton se është e përfshirë në trazirat në Bashkësinë Fetare Islame.

Nga Komisioni potencojnë se gjatë deklaratës para mediave mbrëmë, pas mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme në BFI, Rexhepi në një pjesë të deklaratës akuzoi drejtorin e Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive fetare Darijan Sotirovski se është i përfshirë në ndodhitë e fundit në Bashkësinë Fetare Islame. Akuzat dhe ofendimet, thonë prej aty, iu drejtuan edhe zëvendësdrejtorit të komisionit, Zeko Abazi

“Edhe pse i tërë opinioni e din për të pavërtetat e këtyre deklaratave, dhe për shkak të respektit të sinqertë ndaj qytetarëve myslimanë, thonë nga ky komision, demantojmë me mesazh të qartë se Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive fetare, as udhëheqja e këtij institucioni në asnjë mënyrë nuk është e përfshirë në ndodhitë e fundit në BFI. Duke ruajtur reputacionin personal dhe institucional në nivel të lartë, nuk do të kemi asnjë komunikim me diskreditime personale”, thonë nga ky komision”, qëndron në kumtesë.

Nga Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare thonë se pasi nuk kanë informatat e duhura për rastin, as nga gjykata dhe as nga bashkësia fetare, nuk kanë qëndrim për ndodhitë. Ata cekin se ndodhitë janë çështje e brendshme të bashkësisë fetare.