Delavi: Ndryshimi i ligjit për Gjykatën Speciale do ta çojë Kosovën në izolim


Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Për këtë lajm ka reaguar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delavi, i cili ka thënë se kjo ide mund ta izolojë Kosovën dhe është një ide e tmerrshme.

“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht #Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delavi në rrjetin social Tuiter.

Pas peticionit të organizuar nga veteranët e UÇK-së kundër Gjykatës Speciale, ku janë mbledhur mbi 15 mijë nënshkrime, tash përfaqësuesit e kësaj organizate presin që Kuvendi i Kosovës ta marrë për bazë këtë kërkesë dhe ta përfshijë në rend dite.