Dega e Tetovës të Besës kërkon që Kahremani t’i respektojë organet legjitime të partisë

Kryetarja e Forumit të grave të Lëvizjes Besa nga Tetova, Hatije Etemi sot informoi se kërkojnë nga të gjithë ata që cenojnë legjitimitetin e partisë të respektojnë atë dhe të ruajnë unitetin e partisë e të mos uzurpojnë Lëvizjen Besa dhe të hutojnë votuesit.

Etemi tha se struktura në Tetovë nuk do të rrijë indiferente ndaj veprimeve të deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani, i cili kishte fituar mandatin pas tërheqjes nga posti i deputetit Bilall Kasami.

“Si anëtarësi dhe strukturë në Tetovë nuk mund të rrimë indiferent ndaj deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani që ai të respektojë organet legale dhe legjitime dhe kryetarin legjitim Bilall Kasami i cili lëshoi mandatin që pikërisht Kahremani të merr mandatin”, tha ajo.

Apelojmë që të gjithë personat e papërgjegjshëm që uzurpojnë partinë dhe vetëdijesohen dhe të largohen nga “loja e djallit” se do të ballafaqohen me revoltën e votuesve dhe do merren masa të mëtejme ligjore kundër tyre.

Abdush Demiri, i angazhuar për marrëdhëniet me mediat, tha se anëtarët e Bordit Qendror që dje kanë mbajtur takim joformal në Shkup janë ftuar të marrin pjesë edhe në takimin e Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa në Tetovë.

“Informacionet e fundit ishin se do të vijnë. Por orën e fundit morën informacion dhe dëgjuam se ata mbajnë takim joformal në Shkup ku kanë sjellë vendime jolegjitime. Këshilli Qendror i Lëvizjes Besa është këtë”, deklaroi Demiri.

Lidhur me atë që edhe në takimet në Shkup edhe në Tetovë kanë vendime të tyre ndryshime për mbajtjen e kongresit të parë të Besës Demiri tha se nuk mund të komentojë takime dhe vendime joformale.