DASH: Tejkaloni politikat ditore


Shtetet e Bashkuara i nxisin liderët e Kuvendit të Maqedonisë që t’i tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë mundësinë historike për një të ardhme më të mirë të vendit. Kështu ka deklaruar një funksionar i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një deklaratë për Agjencinë greke të lajmeve ANA MPA. ”SHBA fuqishëm e mbështet implementimin e plotë të marrëveshjes, që do t’i mundësojë Maqedonisë që ta merr vendin e saj në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar për stabilitetin rajinal, sigurinë dhe prosperitetin. Pasiqë në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon diskutimi për ndryshimet kushtetuese, i nxisim liderët që të tejkalojnë politikat partiake dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të sigurojnë të ardhme më të mirë për vendin e tyre, si anëtare e plotë në institucionet perëndimore.”- deklaroi funksionari i departamentit amerikan. Ai i pyetur lidhur me dorheqjen e Nikos Kotziasit, ka deklaruar se i faleminderohen atij për përkushtimin e treguar për përforcimin e raporteve mes SHBA-së dhe Greqisë, si dhe për kontributin e dhënë në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës./Gazeta e Pavarur