DANKAN: Referendumi e përcakton të ardhmen e Maqedonisë

Këtu jemi në një moment që është shumë i rëndësishëm për vendin dhe mund të them se marrëveshjen që e firmosën kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev është hap i jashtëzakonshëm për të ardhmen e Maqedonisë, porositi ministri britanik për Evropë dhe Amerikë Ser Alan Dankan.

“Shpresoj se njerëzit do të marrin pjesë në referendum në fund të muajit. Mendoj se ky do të jetë hap i rëndësishëm përpara për Maqedoninë dhe besoj se të gjithë, ndërsa veçanërisht të rinjtë do të shprehin interesim për vendimin.  Ky është vendim për ju dhe unë si ministër i shtetit tjetër nuk mund t’u tregoj se çka duhet të bëni, nuk mund t’ju lus të merrni pjesë në referendum. Njerëzit e rinj duhet ta kuptojnë  se bëhet fjalë për të ardhmen e tyre dhe të kuptojnë se është një hap përpara që do t’i mundësojë Maqedonisë t’u bashkangjitet vendeve të tjera në NATO dhe BE”, deklaroi Dankan pas nënshkrimit të memorandumit për përpunimin e strategjisë energjetike të vendit për 30 vitet e ardhshme me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Theksoi se shpreson që referendumi do të jetë i suksesshëm dhe do të sillet “vendim i pastër” që do ta përcaktojë të ardhmen e Maqedonisë për dekadat që vijnë.