Dançilla: Nevojitet referendum i suksesshëm për integrim në NATO dhe BE

Ftesa që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s është shumë e rëndësishme për ju, por edhe për ne, e mbështesim edhe eurointegrimin e vendit për të cilin është shumë me rëndësi që referendumi që duhet të mbahet në fund të shtatorit të jetë i suksesshëm, porositi kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë me homologun e saj kryeministrin Zoran Zaev.

“Vizita ime këtu disa muaj para ndërmarrjes së kryesimit me BE-në në fillim të vitit 2019 nga ana e shtetit tonë është pasqyrë e mbështetjes së rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë. E dimë se raporti i ardhshëm për Maqedoninë do të publikohet në fund të qershorit të vitit 2019. Shpresoj se do të kemi konsensus si Këshill i BE-së dhe deri në fund të vitit 2019 me mbajtjen e konferencës do të filloni me hapjen e pikave nga negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE. Rumania do të përpiqet t’ju ndihmojë në planin teknik. Dëshiroj sukses të madh në referendum, shpresoj se këtë do ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, porositi kryeministrja rumune, Dançilla