Dalje e vogël e shkupjanëve në protestën për shkak të ndotjes së ajrit


Një grup qytetarësh të Shkupit sot në mesditë erdhën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të shprehin protestë për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në kryeqytet.

Edhe pse për protestën, e paralajmëruar përmes rrjetit social Fejsbuk nën moton “Ngrihuni për ajër të pastër” u paraqitën rreth pesë mijë qytetarë, para Qeverisë u mblodhën shumë më pak.

Qytetarët të cilët morën pjesë shfaqën pakënaqësinë nga gjendja me ajrin e ndotur dhe propozime të tyre për atë se si do të mund të zvogëlohet ndotja, por gjithashtu i kritikuan bashkëqytetarët e tyre shkupjan për shkak se nuk u janë bashkëngjitur para ndërtesës së Qeverisë.

Shumica e tyre janë dakord se çfarëdo që të ndërmerret, nuk do ta zgjidhë problemi për një kohë të shkurtë. “Duhet të fillohet me masa të cilat po i shtyjmë. Unë mendoj se po i shtyjmë më shumë se sa Maqedonia është e pavarur dhe nuk është problemi se gjithçka do të zgjidhet për një vit. Por duhet të fillojë të zgjidhet”, thotë Vera Milloshevska, këngëtare në grupin “Bakllava”.

Milloshevska theksoi se duhet të mendohet se çfarë derivate përdoren në qytet, mënyrat me të cilat punojnë uzinat e fabrikave. “Unë jetoj afër Cimentores dhe gjatë verës dhe dimrin ndjehet në ajrin që lëshohet, që digjet, që si gaz vjen deri tek ne qytetarët. pse të mos ngrihet iniciativë dhe të mos hyhet edhe në një projekt të tillë që Ngrohtorja të mbulojë më shumë pjesë të qytetit në vend që të përdorim energji. Keni amvisëri të cilët as për drunj nuk kanë të holla”, tha ajo.

Shprehu keqardhje për daljen e vogël të qytetarëve. “Ky është qytet i madh, ndërsa këtu ka një mijë njerëz. Duhet të ketë dalje masive, mbështetje masive sepse për të gjithë ne bëhet fjalë, për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për gjeneratat e ardhshme të tona duhet të fillohet të punohet”, tha Milloshevska.

Vesna Nikodinovska nga Lisiçja e Re potencoi se nuk guxojmë të lejojmë që të varemi nga kushtet e motit kështu që Qeveria duhet menjëherë të ndërmerr masa urgjente kundër ndotjes. “Duhet të fillohet me atë që është nën kontrollin tonë. Është e saktë se amvisëritë nuk mund të zgjidhen në afat të shkurtër dhe se ky do të jetë proces që një kohë më të gjatë do të zgjasë, megjithatë mund të fillojmë nga ajo që Qeveria mund ta kontrollojë në afat të shkurtër dhe afat të mesëm”, theksoi Nikodinovska.

Një shkupjane më e moshuar ishte e befasuar që para Qeverisë nuk ka shumë njerëz, madje pyeti se nëse me të vërtetë nuk u pengon ndotja shkupjanëve. “Duhej të ishte më masiv. Nevojiten masa urgjente dhe më rigoroze. Por, gjithçka varet nga Qeveria ne kërkojmë në Tuiter, Fejsbuk”, thotë Snezhana Tanevska/

Ambasada e parë e fëmijëve në botë, siç tha njeriu i saj i parë, Dragi Zmijanac do t’i mbështesë të gjithë iniciativat derisa nuk zgjidhet gjendja me ndotjen e ajrit. “E mbështetëm këtë iniciativë dhe do të mbështesim edhe iniciativë të nënave të mërkurën që të mos i lëshojnë fëmijët në shkollë. Vërejmë se MASH-i po përgatit reagim adekuat që të mos lëshohen fëmijët në shkollë në ndotjen ekstreme të ajrit kur PM grimcat janë mbi 75, 100, 200, 300, 400…”, tha Zmijanac dhe kërkoi që pragu të zvogëlohet dhe pragu të jetë 75 mikrogramë më së shumti dy ditë.