Daçiq: Ekstradimi i Morinës është vendim politik

Fakti që Maqedonia e Veriut nuk e ka ekstraduar në Serbi ish komandantin e UÇK-së, Tomor Morinën  paraqet  vendim politik, konsideron shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

“Nëse dikush ka fletë-arrest nga Interpoli, atëherë  pse duhet të mendohet  nëse do të ekstradohet apo jo. Kjo  ashiqare bëhet për arsye politike”, theksoi Daçiq.

Ai përmend se kështu edhe Franca e ka lëshuar Ramush Haradinaj dhe është problem që Haradinaj, por edhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, nuk  do të përgjigjen për krimet e luftës para gjykatave në Kosovë dhe para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Morina dhe të tjerët asnjëherë nuk do të përgjigjen”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, duke shtuar se “vendet perëndimore kërkojnë që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit, ndërsa ata nuk e respektojnë këtë organizatë.