Çmimet e naftës në nivelin më të lartë në pesë muajt e fundit


Çmimet e naftës në bursat botërore javën e kaluar u rritën pesë javë me radhë, duke arritur nivelin më të lartë nga nëntori.

Në bursën e Londrës çmimi i një barel nafte javën e kaluar u rrit për 2,8 për qind në 70,34 dollarë, përderisa bareli Uollstrit është me çmim më të lartë prej 4,9 për qind dhe arriti 63,08 dollarë.

Çmimet e naftës, pasi në tremujorin e parë u rritën për 30 për qind, u rritën edhe në javën e parë të tremujorit të dytë, duke arritur nivelin më të lartë që nga fillimi në nëntor të vitit të kaluar.

Rritja e çmimeve ka ardhur edhe nga numri i rritur i vendeve të reja të punës. Në mars në SHBA janë hapur 196.000 vende të punës, më shumë se sa pritej dhe shumë më shumë prej para një  muaji.

Çmimet rriten edhe për shkak të pritjeve të investitorëve se SHBA-ja dhe Kina do të arrijnë marrëveshje tregtare, me çka do të përfundojë lufta tregtare, që vitin e kaluar negativisht ndikonte në dy ekonomitë më të mëdha botërore.

Gjithashtu, rritja e çmimeve është shkaktuar edhe nga ulja e prodhimtarisë së Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK) dhe Rusia, të cilat i përmbahen marrëveshjes për uljen e prodhimtarisë për 1,2 milionë barelë në dit.

Çmimet e naftës rriten edhe për shkak të sanksioneve të SHBA-së drejtë sektorit të naftës të Iranit dhe Venezuelës, që në mënyrë shtesë e kufizon ofertën e tregut.