Çmimet e derivateve ulen për 2,5 denarë


Çmimet e derivateve nga sonte në mesnatë do të ulen për 2,5 denarë për litër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Çmimi i ri në shitje me pakicë të benzinës “Eurosuper BS-95” është 65,5 denarë për litër, kurse “Eurosuper BS-98” do të shitet për 67 denarë për litër, “eurosuper dizel (D-E-V)” do të shitet për 57 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 45,5 denarë.