Çmime të reja të derivateve të naftës


Komisioni Rregullator për Energjetikë ka shpallur çmimet e rreja të derivateve të naftës. Sonte në mesnatë ata lirohen për 2.5 deri në 3 denarë për litër.

Çmimi i Eurosuper – 95 dhe Eurosuper -98 ulen për 2.5 denarë, dhe çmimet e reja do të jenë 58,50 gjegjësisht 60,50 denarë për liter.

Çmimi i Eurodizelit lirohet për 3 denarë, kështu që një litër dizel do të shitet për 55 denarë, derisa vaji i amvisërisë do të shitet për 43,50 denarë.