Çka nëse dështojnë bisedimet për emrin?


Gazeta greke Katimerini në një artikull të saj ka analizuar se çfarë mund të ndodhë nëse dështojnë negociatat e përshpejtuara me Maqedoninë lidhur me zgjidhjen e emrit.

Dështimi i negociatave së pari do të nënkuptonte se vendi edhe më tej zyrtarisht do të quhet IRJM, si që kanë pranuar nga Kombet e bashkuara, por edhe Greqia. Por në relacionet me së paku 120 shtete që e kanë pranuar me emrin e saj kushtetues, ajo edhe më tej do të jetë Republika e Maqedonisë, transmeton Medial.mk.

“Çka fitojmë nëse nuk e pranojmë kompromisin për emër të përbërë”?, ku tani negociohet, pyet gazeta bashkëqytetarët dhe përgjigjet: Mbetemi krenar se nuk e kemi shitur emrin”.

“Nëse aleatët e ftojnë Shkupin në Samitin e NATO-s në korrik të dorëzojë kërkesë për anëtarësim, ne do të vendosim veto. Dhe derisa ne festojmë, amerikanët dhe evropianët do ta shfuqizojnë veton dhe do të gjejnë mënyrën të na izolojnë dhe ta pranojnë IJRM-në”.

Në rast të dështimit të negociatave, vazhdon gazeta, ka edhe skenarë më të këqija: “Qeveria e Zaevit bie, vendi i tij mbyllet në vete, konfrontimet etnike mes shqiptarëve dhe sllavo- maqedonasve aktivizohen dhe ngritën forca centrifugale që t’i shtyjnë shqiptarët kah Tirana, ndërsa sllavo- maqedonasit drejt Bullgarisë”.

“Në këtë rast, harta e Ballkanit në fillim de fakto ndryshohet në kufijtë tonë verior, pastaj de jure në varësi të zhvillimeve, krijohen Shqipëria e Madhe dhe Bullgaria e Madhe, përzihen serbët dhe turqit, ndërsa ne ngutemi t’i ndihmojë pakicës tonë prej 700.000 (!) grek në IJRM- si që thanë bashkëbiseduesit në tubimin në Selanik, vikendin e kaluar. Me këtë aktivizohet domino efekti, si ankth”, shkruan gazeta greke Katimerini, transmeton Medial.mk.