Civil: Partitë politike i përdorin gjitha vrimat në Kodin zgjedhor


 Partitë politike i përdorin të gjitha vrimat e mundshme në Kodin zgjedhor që qytetarët sipas procedurës standarde të bindjes të votojnë për njërin ose tjetrin kandidat, ka deklaruar drejtori i Civilit, Xhabir Deralla në konferencën e sotme “Çfarë zgjedhje- ashtu edhe të ardhme”.

Deralla ka theksuar se edhe nga ekspertë dhe njerëz tjerë relevantë në këtë proces është potencuar se Kodi zgjedhor është përplot vrima dhe siç thotë, “disa e krahasojnë edhe me djathin zviceran”.

“Ajo që është shqetësuese është se partitë politike na kanë mësuar që ende të respektojnë votuesin dhe të respektojnë standardet demokratike. Gjatë procesit zgjedhor është vërejt dukuria e gjuhës së urrejtjes. Gjuha e urrejtjes është e planifikuar e zhvilluar në faza. Fazat aktivizohen varësisht nga gjendja në vend. Së pari ka qenë në baza etnike, tani zgjat një kombinim mes histerisë etnike, fetare dhe antimigruese në një pjesë, ndërsa sipas raporteve tona në terren, as edhe diskualifikimet e kandidatëve kur flasim për aktivistët e partive politike. Ajo reflektohet edhe në mediat që poashtu janë pjesë e hulumtimit tonë”, ka thënë Deralla.

Ka shtuar se në disa vende të populluara përgatitet ryshfet zgjedhor nga struktura të caktuara politike.

“Ryshfeti zgjedhor mësojmë se nuk është më 500 denarë, por është rritur çmimi dhe tani ajo arrin 1 mijë denarë, ndërsa ditën e zgjedhjes ndoshta edhe më shumë”, ka shtuar Deralla.

Nga CIVIL konsiderojnë se ka shumë mangësi kur bëhet fjalë për procesin zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ka thënë se në procedurat standarde të legjislacionit thuhet se menjëherë duhet të sillet Kod i ri zgjedhor, por siç tha, “ajo duhet të bëhet pas zgjedhjeve”.

Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski ka informuar se në ueb- faqen e Ministrisë është publikuar vegël për paraqitjen e presioneve në vendin e punës gjatë fushatës zgjedhore presidenciale. Ai ka thënë se deri tani nuk është paraqitur asnjë rast i presioneve.