Ciprasi: Byreku tradicional i Vitit të Ri në MPJ-në greke u vonua për shkak të Marrëveshjes së Prespës


Me vonesë të arsyetuar, siç theksoi kryeministri grek, pikërisht për shkak të obligimeve të cilat dolën nga “një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe historike”, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, sot ishte prerë dhe ndarë byreku tradicional i Vitit të Ri, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Të pranishmëve në MPJ-në greke iu drejtua Aleksis Cipras, i cili u falënderua mes tjerash edhe për “kontributin për Marrëveshjen historike të Prespës” dhe tha se është arsyetuar se byreku i Vitit të Ri po ndahet në fund të shkurtit.

“Megjithatë, askush nuk ka ankesa sepse puna të cilën e bëri Ministria e Punëve të Jashtme në periudhën e kaluar dhe kontributi shumë i rëndësishëm për rolin e atdheut në sferën ndërkombëtare e arsyeton këtë vonesë të vogël, sepse nuk mundëm të ndajmë byrekë në momentin kur vijonte një nga marrëveshjet më të rëndësishme dhe historike të cilat do ta shënojnë politikën e jashtme të vendit dhe tashmë e kanë ndërtuar rolin e politikës së jashtme”, tha kryeministri grek në fjalimin e shkurtë në MPJ-në greke”.

Në praninë e shefit të diplomacisë Jorgos Katrugallos, zëvendësit e tyre Markos Bolaris dhe Terens Kuik, ministrja alternative Sia Anagnostopullu, si dhe diplomatë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe gazetarëve, kryeministri grek Aleksis Cipras e preu dhe e ndau byrekun e Vitit të Ri me parë.  Fatlumi, i cili do të fitojë tri ditë të lira, ishte këshilltari për Politikë të Jashtme të Ciprasit, Evangelios Kallpadakis.