Cipras sot pret telefonatën nga Zaevi?


Emri “Erga Omnes Republika Severna Makedonija” ka ngjallur optimizëm në Athinë pas dështimit të përpjekjeve ditët e fundit.
Athina pret sot telefonatë nga Zaev për miratimin e emrit Republika e Maqedonisë Veriore-Republika Severna Makedonija, si dhe disa pika bazë për përdorimin Erga Omnes të emrit do lejohet afati 2-vjecar.Reforma kushtetuese do fillojë nga neni 3 dhe 49 për eliminimin e irredentizmit e në vijim do zbatohet shembulli i Gjermanisë Lindore, për afatet kohore.Nëse negociatat do të vijojnë pa ndërprerje apo refuzime të mëtejshme, ndizet drita jeshile për nënshkrimin e marrëveshjes në Prespë nga dy ministrat e Jashtëm, e jo kryeministrat, sic ishte bërë e ditur fillimisht . /Express/