Cipras: Marrëveshja e Prespës është model për rajonin

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka vlerësuar se Marrëveshja e Prespës është model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve me pranim nga të dy palët. Sipas tij, dakordimi me palën maqedonase është një model për rajonin e Ballkanit.

“Është marrëveshje që e ngre Greqinë, që i mbron të drejtat dhe interesat e saj, pa u fshehur, i sheh në sy të ardhmen dhe mundësitë që i ka para saj. Vendimin që sa më shpejtë që do ta sjellim dhe do të mund ta miratojmë menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek, ka të bëjë me linjën hekurudhore të Athinës, gjegjësisht Pire – Selanik –Shkup –Beograd, një tren modern dhe i shpejt që do të bart mallra dhe do të lëvizin njerëz”, deklaroi Cipras, gjatë një samiti në Greqi./Gazeta e Pavarur